Dita Botërore e Shëndetit, LR-PDSH me moton “Lufte kundër diabetit”

 

Kryetari i departamentit të shëndetësisë në LR-PDSH Bekim Tateshi udhëhoqi konferencën për  7 prillin, Ditën Botërore të Shëndetit, e cila shënon edhe ditën e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pra 7 prill 1948.

Çdo vit zgjidhet një temë e caktuar shëndetësore për Ditën Botërore të Shëndetit, e cila trajton një çështje shqetësuese të shëndetit publik në të gjithë botën.

“Në 68 vjetorin e ekzistimit, Organizata Botërore e Shëndetësisë si temë të Ditës Botërore të Shëndetit zgjedh një çështje prioritare me ndikim global në shëndetin publik, diabetin ose sëmundjen e sheqerit, me moton “Lufte kundër diabetit”.  Kjo sëmundje kronike në përmasa globale shndërrohet në epidemi dhe rreth 100 mijë qytetarë në vend mungojnë përkohësisht në punë gjatë vitit për shkak të komplikimeve të diabetit. Siç janë dëmtimet në sy, dëmtimet në veshka, dëmtimet në sistemin kardiovaskular. Që të evitohen këto komplikime është me rëndësi që të ndiqet gjendja me sheqerin në gjak, të vizitoni mjekun familjar si dhe të ndiqni rekomandimet për jetë të shëndoshë”, tha Tateshi.

Departamenti i Shëndetësisë pranë Levizjes për Reforma– PDSH në vazhdimësi është duke ndjekur situatën në konsultim me ekspertët që i ka ne kuadër të departamentit si dhe takimet me anëtarë të shoqatës të diabetikëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button