Ndihma e shpejtë apelon të sëmurit kronik, mos dilni jashtë

Nga ndihma e shpejtë kanë informuar se nuk është rritur numri i thirrjeve të regjistruar me problem shëndetësore këto ditë.

Edhe pse ky numër nuk është rritur, nga ndihma e shpejtë apelojnë që të respektohen rekomandimet e qeverisë posaçërisht personat që kanë sëmundje kronike.

Ato duhet rregullisht të marrin terapinë e nevojshme, të mos dalin jashtë për shkak të ajrit të ndotur dhe nëse e kanë të patjetërsueshme duhet të mbajnë shall ose maska.

Lajme të ngjashme

Back to top button