“Nata Regaib sjelltë paqe për njerëzimin dhe botën islame”

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Görmez, duke rikujtuar se këtë mesnatë do të festohet nata Regaib, ka uruar që kjo natë të sjellë paqe për të gjithë njerëzimin dhe botën islame, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp Prof. Dr. Mehmet Görmez gjithashtu nën thirrjen “ejani në Unitet” ai ka dhënë informacione edhe rreth aktiviteteve për festimet në javën e lindjes së Profetit me temë “Hz. Pejgamberi, Teuhidi dhe Uniteti”.

Pasi ka uruar që kjo natë të sjellë paqe për të gjithë njerëzimin dhe botën islame Görmez në lidhje me aktivitetet për festimet në javën e lidhjes së Profetit me temë “Hz. Pejgamberi, Teuhidi dhe Uniteti” tha se: “Nevoja për mëshirë të cilën njerëzimi ka nevojë është rritur edhe më shumë. Këtë vit me sloganin ‘ejani në unitet’ kemi vendosur të diskutojmë mes marrëdhënies së Hz.Pejgamberit, Teuhidit dhe Unitetit. Ne do të bëjmë thirrje për ‘Lartësimin, ringjalljen, përjetimin e njerëzimit, ejani bashkohuni në unitet‘. Kjo është thirrje e Pejgamberit tonë ndaj të gjithë njerëzimit. Këtë vit dëshirojmë ta rinovojmë këtë thirrje”.

Görmez ka informuar se aktivitetet e festimeve të këtij viti për javën e lindjes së Profetit do të nisin me një ceremoni që do të mbahet në Ankara si dhe më 17 prill në Stamboll do të mbahet një natë festive në pallatin e sportit Sinan Erdem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button