“Lufta” Greqi-Turqi zgjidhet në Hamburg

Gjykata e Arbitrazhit në Hamburg do të vendosë për të gjitha çështjet e debatueshme mes Greqisë dhe Turqisë, përfshirë kufirin detar dhe hapësirën ajrore.

Mediet greke zbulojnë se, kryeministri Antonis Samaras ka përgatitur në bashkëpunim me ministrin e Jashtëm, Evangelos Venizelos rrugën që do të ndiqet për zgjidhjen e çështjes së kufirit në Mesdhe.

Vendimin për çështjet e pazgjidhura mes Greqisë dhe Turqisë do ta japë Gjykata e Detit në Hamburg, Gjermani. Kjo gjykatë do të marrë vendim edhe për kufirin detar mes Greqisë dhe Egjiptit.

Edhe Vendi ynë ka ende të pazgjidhur çështjen e kufirit detar me Greqinë. Athina ka kërcënuar se do të kërkon arbitrash dhe për këtë gjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button