Orav: Komuniteti i gazetarëve është i ndarë, nuk ka raportim të balancuar

Vlerësimi është se gjendja me lirinë e shprehjes nuk është e mirë, tha sot euroambasadori Aivo Orav, transmeton Portalb.

“Liria e shprehjes dhe e mediave mbetet sfidë serioze. Sfidat do të thonë se nuk ka raportim të balancuar dhe të drejt, auto-censurë të gazetarëve, pavarësi të trupit rregullatorë, finansim të mediave në mënyrë jo transparente, raportimi i servisit publik nuk është adekuat… komuniteti i gazetarëve është i ndarë”, theksoi Orav,

Duke folur për sfidat me gjykatat e Maqedonisë rreth rasteve për lirinë e fjalës dhe shprehjes avokati Laza Sandev ka theksuar se Gjykata Themelore e Shkupit është në nivel të detyrës, por që edhe gazetarët duhet t’i respektojnë standardet.

Sandev vlerëson se problem janë internet –portalet, të cilat nuk janë përfshirë në Ligjin për media./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button