Rinisin fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

Pas heqjes së mjegullës kanë filluar fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zyrtarët e Aeroportit kanë deklaruar se prej ditës së djeshme deri sot në orën 11:00 nuk ka pasur fluturime për shkak të mjegullës së dendur.

Zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara ka thënë se deri në orën 15 do të ketë aterime pasi pasdite sipas meteorologëve do të ketë përsëri mjegull.

Lajme të ngjashme

Back to top button