Bie popullariteti Obamas

Sipas rezultateve të fundit të një ankete, popullariteti i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, ka rënë dukshëm dhe është në nivelin më të ulët që ka shënuar ai që nga marrja e postit.

Madje, popullariteti i Obamas, është më i ulëti që një president i SHBA-së ka pasur, përjashtuar ish presidentin Riçard Nikson në vitet e shtatëdhjeta.

Rezultatet e anketës së realizuar nga “Washnington Post” dhe “ABC News”, flasin se Obama ka mbështetjen e vetëm 43 për qind të popullatës e që është 11 për qind më i ulët në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Anketa tregon se 55 për qind e amerikanëve janë të pakënaqur me presidentin, që është një rritje e theksuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur pakënaqësia arrinte në 42 për qind.

Përveç kësaj, anketa tregon se përkrahja për Obaman është me e ulët se sa për ishte për ish presidentin Xhorxh Bush në periudhën e njëjtë të mandatit të tij të dytë.

Nga të gjithë presidentët amerikan, pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm Nikson ka pas përkrahje më të ulët gjatë udhëheqjes së tij në mandatin e dytë, kur ajo arrinte vetëm 29 për qind, pas skandalit “Watergate”.

Lajme të ngjashme

Back to top button