Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, bën thirrje për harmoni dhe bashkëjetesë

Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup Nina Suomalainen uroi sot komunitetin romë në vend në prag të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, 8 prill, duke shprehur dëshirën e saj për harmoni dhe bashkëjetesë ndërmjet të gjitha komuniteteve, njofton Portalb.mk.

“Dita Ndërkombëtare e Romëve nuk është vetëm për të festuar kulturën rome,  por është një ditë kur shoqëritë duhet të shikojnë sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohet popullata rome në të gjitha fushat e jetës,” ka thënë Suomalainen.

“Misioni përgëzon përpjekjet e institucioneve shtetërore, si dhe iniciativat tjera me qëllim të investimit në komunitetin romë në mënyrë që gratë rome të kenë të garantuara të drejta të barabarta, të rinjtë romë të jenë pajisur me shkathtësi të punësimit, ndërsa të gjithë fëmijët romë të përfundojnë arsimin e përgjithshëm.”

“Më lejoni të theksoj se kohezioni në mesin e komuniteteve dhe në veçanti përfshirja e romëve nuk është detyrë vetëm për qeverinë, por një detyrë për të gjithë qytetarët. I inkurajoj autoritetet shtetërore që të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e përcaktuara në Strategjinë e miratuar kombëtare për romët,” përfundoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button