Xhaka me pasaportë shqiptare

Taulant Xhaka merr nënshtetësinë shqiptare. Me një dekret të datës 13 dhjetor, presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dhënë nënshtetësinë vëllait të Granit Xhakës, që tashmë i ka të gjitha letrat në rregull për t’u bërë pjesë e kombëtares shqiptare. Taulanti, që aktualisht luan për Grashopers në kampionatin zviceran, i ka kaluar me radhë të gjitha ekipet zinxhir të përfaqësueses helvete.

Nga U-17 e deri te U-21. Pak kohë më parë, Taulanti pati shprehur dëshirën për të veshur fanellën kuqezi, por tashmë do të jetë në dorë të De Biasit nëse do ta grumbullojë, 22- vjecarin me Shqipërinë. Më parë, De Biasi bëri gati një thirrje për vëllain e madh të Granit Xhakës, por mungesa e dokumentacionit nuk e lejoi lojtarin t’i bashkohej Shqipërisë.

Gjithsesi, që Xhaka të veshë fanellën kuqezi, FSHF duhet të marrë më parë autorizimin e Uefa-s sic ndodhi dhe në rastin e Bashës, Abrashit dhe Gashit, meqënëse futbollisti ka luajtur përfaqësuesen shpresa të Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button