Doskocil: Maqedonia ka rol udhëheqës për mbrojtjen e kufijve

Maqedonia ka rol udhëheqës në sigurimin e kufijve, jo vetëm në të a.q. Rrutë ballkanike për krizën e emigrantëve, por edhe lidhur me Austrinë dhe Gjermaninë, theksoi ministri austriak i Mbrojtjes dhe Sportit, Hans Peter Doskocil pas takimit të sotëm me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Mia.

Ministri Jolevski në konferencë për shtyp pas takimit tet-a-tet me homologun e tij austriak Doskocil potencoi se me kujdes është duke u ndjekur zhvillimi i situatës me krizën e emigrantëve dhe janë duke u bërë analiza për atë që po ndodh në rajonin më të gjerë, në Siri, Irak dhe në Turqi.

“Si ARM dhe si Qeveri të RM-së kemi strategji për ballafaqim me migrantët pas mbylljes së të a.q. Rutë ballkanike. Para disa ditëve SHM e ARM-së deri tek unë dorëzoi strategji të re në të cilën janë përfshirë edhe opsione të tjera dhe ARM është tërësisht e përgatitur për ballafaqim me këtë krizë emigrantësh”, tha Jolevski dhe shtoi se është duke u bërë koordinim me, siç nënvizoi, partnerët dhe miqtë e BE-së.

Në pyetjen e gazetarëve austriakë nëse pritet eskalim i kufirit nëse Greqia e mbyll kampin Idomeni, Jolevski u përgjigj se kriza e emigrantëve kontribuoi për përforcimin e kontakteve dhe bashkëpunimit me Greqinë.

Jolevski dhe Doskocil njoftuan se pas takimit në Vjenë javën e kaluar është duke u përgatitur dokument i përbashkët me qëndrime të përbashkëta të vendeve të së a.q. rutë ballkanike për tejkalimin e krizës së emigrantëve, dokument të cilin ministri austriak i Mbrojtjes do ta prezentojë në takimin ministror javën e ardhshme në Luksemburg.

Temë kryesore në bisedimet e sotme të takimit tet a tet të ministrit Jolevski dhe Doskocil ishte ballafaqimi me terrorizmin dhe rëndësia e kërcënimeve nga sulmet terroriste që ekzistojnë në Evropë. Në takim Jolevski ka informuar edhe për prioritetet në politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë, dhe ajo është integrimi në BE dhe në NATO, por edhe për reformat që zhvillohen për këtë qëllim.

Doskocil porositi se nuk duhet mbyllur sytë para kërcënimeve të mundshme terroriste dhe bëri thirrje për bashkëpunim më intensiv në nivel bilateral dhe multilateral, si dhe për bashkëpunim institucional për ballafaqim me këtë çështje.

Ministri i Mbrojtjes Jolevski mes tjerash theksoi se marrëdhëniet mes të dy vendeve janë në nivel shumë të lartë, ndërsa bashkëpunimi në mbrojtje merr një vend shumë të lartë. Ai informoi se në Vjenë javën e kaluar është nënshkruar programi vjetor për bashkëpunim mes ministrive të mbrojtjes, ku kanë theksuar një numër i madh i aktiviteteve.

Në konferencën e sotme për shtyp u prezantua një nga 15 observimet për vëzhgim nate, të cilat Austria ia dhuroi ARM-së.

Gjatë vizitës së sotme në Republikën e Maqedonisë, Doskocil vizitoi regjimentin për operacione speciale në kazermën e Shkupit “Ilinden”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button