Sara Hoxha, ja pozicioni i ri në Top Channel

Një informacion i fundit bën të ditur se Sara Hoxha ka marrë një pozicion të ri në redaksinë e Top Channel. Vajzës së Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Media, duke qenë edhe aksionere e Top Channel si vajza më e madhe e familjes, i është dhënë një pozitë e re drejtuese në këtë televizion.

Ajo do të jetë Drejtuese e Departamentit të Programacionit, sipas gazetës Express. Ky Departament ka qenë i drejtuar nga Vjollca Dedei më përpara, e cila vazhdon të punojë aty.

Gjithashtu, Sara ka qenë prezente edhe në mbledhjen e fundit të MIPTV, një event i përvitshëm në të cilin bëhen blerjet e serialeve dhe formateve më të reja. Miptv 2016 do të mbahet nga datat 4-7 Prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button