BFI: Burmali Xhamia do të ndërtohet, për protesta ju njoftojmë me kohë!

Bashkësia Islame e Maqedonisë (BFI), nuk distancohet nga kërkesa për rindërtimin e Burmali Xhamisë, ndërsa për momentin nuk paralajmërohen protesta në vendin e Xhamisë kundër ndërtimeve që po bën Qeveria.

‘Bashkësia Fetare Islame, mbetet me qëndrimin se Burmali Xhamia duhet të ndërtohen në vendin ku ka qenë. Protesta për momentin nuk ka, nuk përjashtohen nga mundësia në të ardhmen por kur më saktë nuk mund të precizoj’ tha Abaz Islami, zëdhënës i Bashkësisë Islame të Maqedonisë.

Në kuadër te projektit kontravers “Shkupi-2014”, Shtëpia e oficerëve serbë, një objekt i dikurshëm nga koha e Mbretërisë serbe, do të rikthehet në sheshin qendrore te Shkupit, në lokacionin ku janë themelet e Xhamisë Burmali.

Shtëpia e oficerëve serbë është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, por si investitor ka një kompani të huaj, e cila do të ndërtojë hotelin luksoz. Me ndërtimin e kësaj shtëpie synohet që Shkupit t’i rikthehet pamja dhe elementi serb nga koha e mbretërisë dhe pushtimit serb të Shkupit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button