Acromax-it i konfirmohet dënimi prej 250.000 euro dhe i suspendohet kanali Arkivashqip në YouTube!

Beteja gjyqësore mes Besfort Hasanajt dhe Aldor Ninit ka marrë epilogun përfundimtar. Në të vërtetë, Besforti ka fituar edhe gjyqin e tretë me radhë kundër Aldor Ninit dhe kompanisë së tij Acromax (Arkivashqip), që ka të bëj për drejtat autoriale.

Gjykata e lartë Kelnit për herë të dytë ka refuzuar ankesën e Aldor Ninit dhe i konfirmohet dënimi prej 250.000 eurove dhe gjithashtu duhet t’i paguaj komplet shpenzimet e gjyqit.

Pikërisht për shkak të këtij vendimi, Aldorit i është suspenduar edhe kanali Arkivashqip në YouTube. Besforti dhe Aldori tashmë një kohë të gjatë janë në konflikt gjyqësor mes veti, ndërsa ky vendim i fundit mund të konsiderohet si hakmarrje nga ana e Besfortit kundër Aldorit, pasi ky i fundit në të kaluarën pa asnjë arsye i ka suspenduar shumë kanale në Youtube dhe të cilat i menaxhonte ‘Besfort Video M1’, si dhe disa kanale tjera të televizioneve, duke përfshirë kanalin Rinon të RTK-s dhe Vikendi po ashtu të RTK-s, si dhe kanalin e FC Prishtina në futboll.

Z. Hasanaj është shprehur i kënaqur me këtë vendim. “Jam shumë i kënaqur që më në fund drejtësia po funksionon. Aldor Nini për 4 vite me radhë na ka dëmtuar neve personalisht, pastaj ka mashtruar artistët, kompozitorët, producentë, duke i vjedhur veprat artistike të artisteve dhe duke u bërë milioner në YouTube, pa e dëmshpërblyer askënd! Ai ka përdor një ‘Tools’ që quhet Content ID i cili ia mundëson të manipuloj dhe mos të ketë përgjegjësi fare. Po ashtu, ai deri tani për katër vite i ikte gjyqit me një trik të thjeshtë, duke na suspenduar kanalet në YouTube me denoncime false nën betim e që YouTube në këso raste i beson pa verifikuar fare arsyen! Këtë radhë ai nuk mundi t’i ik përgjegjësisë dhe ma në fund mori dënimin e merituar”, është shprehur z.Hasani.

Sipas informatave, Aldor Nini përballet edhe me disa akuza tjera në Tiranë nga shumë artistë, duke përfshirë Flori Mumajesin, motrat Koci, nga avokati i shoqatës së të drejtave autoriale Eduard Budi dhe disa artistë tjerë të rinj. Ata e akuzojnë për ndërhyrje kompjuteristike në Internet dhe për mos pagesë të qindra mijëra eurove, edhe pse vlerësohet se ai gjatë një viti fiton rreth 2 milionë eurove nga You Tube nga reklamat. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button