Ajri i ndotur, aktivistët shpërndajnë maska

Institucionet përkatëse të marrin masa për parandalimin e ajrit shumë të ndotur, ndërsa fajin mos t’ia hedhin njëri tjetrit, apelojnë një grup aktivistësh të cilët gjithashtu kërkuan që institucionet të reagojnë për ndotjen ekstreme të ajrit.

Ata kërkuan nga qytetarët që të mos voziten me automjete nëse nuk e kanë të patjetërsueshme, ndërsa politikanët të udhëtojnë me autobus.

Aktivistët kanë ngjitur afishe me të dhënat alarmante të ndotjes dhe kuti me maska mbrojtëse në semaforët tek Rekord, si vend me frekuencë më të madhe të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve.

“Gjithçka është grumbulluar në Shkup, nga urbanizimi i ngarkuar e deri tek komunikacioni i parregullt. Apelojmë që të stopohen aktivitetet ndërtimore, që është një nga arsyet kryesorë të ndotjes së ajrit” Prehen drunjtë, pastaj automjetet dhe autobusët. Nuk ka mënyrë të komunikimit te kompetentët dhe topin e hedhin nga njëri tek tjetri”, deklaroi Nikolla Pisarev.

Pas apelit aktivistët ndanë maska për qytetarët që është e preferueshme të mbahen në këto kushte.

Lajme të ngjashme

Back to top button