Fitojnë Shkëndija dhe Renova, Shkupi përsëri duarbosh

Më në fund skuadra e Renovës është treguar në pasqyrën reale, duke shënuar dheh një fitore të lartë dhe bindëse. Edhe pse kësaj here kishte një kundërshtar jo të denjë sikurse ishte Mlladost CD, të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani treguan lojë shumë të organizuar dhe konkrete, ndërsa të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht serinë e golave e hapi Visar Musliu 54-të, ndërsa më pas shënoi  Lavdrim Skenderi në minutën e 73-të, ndërsa pesë minuta më vonë përsëri në skenë ishte Visar Musliu për të shënuar për 3:0.

Shkëndija edhe pse dukej se do të shënojë fitore të lehtë ndaj Sileksit, pasi shumë shpejtë kaloi në avantazh me dy golat e Besart Ibraimit, i cili fillimisht shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 5-të, ndërsa për 2:0 realizoi një super gol në minutën e 13-të.  Igor Nedeljkoviq shënoi vetëm dy minuta para se të përmbyllet pjesa e parë. Besart Ibraimi vazhdon të jetë njeriu i Shkëndijës, pasi që në ndeshjet e fundit pikërisht golat e tij ishin vendimtar.

Skuadra e Shkupit ishte mysafire e Horizontit në Turnovë,  ku ka pësuar disfatë minimale me një gol të pranuar në fillim të pjesës së dytë, kur në minutën e 50-të shënoi Filip Timov. /Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button