Demiri: Fitore edhe për tifozët!

Për mesfushorin shqiptar nga Maqedonia, Ertan Demiri, e diela ka qenë një nga ato ditë që s’do të harrohen, pasi jo vetëm që fitoi penalltinë që i dha mundësi Hyshmerit për të realizuar golin pwr rezultatin 2:1, por sidomos sepse në fund arriti edhe të vuloste rezultatin në 3:1.

Ja se si e komenton ai këtë sukses: “Është një fitore e rëndësishme, sidomos për faktin se erdhi duke vuajtur dhe se e nisëm shumë keq. Mund të them, një kataklizmo, pasi të kalosh në disavantazh s’është asnjëherë e lehtë dhe gjërat u vështirësuan, por goli i barazimit në fund të pjesës së parë na dha qetësi, ndërsa ai i 2:1 riktheu moralin. Sigurisht, e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, sidomos për faktin se Besa i kishte krijuar probleme ekipeve të mëdha si Skënderbeu, Teuta, Kukësi e kështu me radhë dhe ndaj po kalonte një moment të mirë”, tha mesfushori 34-vjeçar, që më pas u ndal edhe tek loja në sulm dhe rastet e pashfrytëzuara.

“Krijuam shumë, është e vërtetë, por nuk dua që t’ia hedh fajin sulmuesve, pasi ndoshta thjesht ishin të pafat në disa momente”. Mbi tifozët, që nuk ishin për shkak se ishin dënuar, u shpreh: “S’është aspak e lehtë, të duket sikur je në miqësore, por besoj se do të jenë të kënaqur me këtë fitore. I pres në numër edhe më të madh në ndeshjet e tjera që na presin”.

Lajme të ngjashme

Back to top button