Zaev takohet me partnerët e koalicionit opozitarë për zgjedhjet

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka takuar partnerët e bllokut opozitarë me ‘çrast njëzëri kanë konstatuar se janë të gatshëm për zgjedhje në çdo moment dhe të bindur se do të ndodhin ndryshime, megjithatë sipas LSDM-së është obligim i të gjitha institucioneve dhe subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë që të angazhohen për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Pa pastrim të listës zgjedhore nuk mund të organizohen zgjedhje të lira dhe të rregullta. Prej këtu LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit presin vlerësim real nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, e cila bart përgjegjësi për Listë zgjedhore të besueshme. Edhe një palë zgjedhje jo të rregullta nuk do të ndodhin në Maqedoni. Opozita mbetet garanci për këtë përcaktim “, deklaroi Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button