Hetim për keqpërdorimin e mundshëm të IPA-fondeve në Maqedoni

Zyra evropiane kundër mashtrimeve (OLAF),  në Komisionin Evropian, ka nisur hetim për shfrytëzimin e mjeteve të IPA-fondeve në Maqedoni, kanë konfirmuar nga zyra për REL, transmeton Portalb.

Nga zyra nuk japin detaje për hetimin se si pushteti i ka menaxhuar IPA-fondet.

Ndërmjetësuesi Piter Vanhaute e konfirmoi atë për të cilën një kohë të gjatë alarmonte sektori qytetar dhe opozita, e ato janë problemet gjatë shfrytëzimit të mjeteve nga fondet IPA, kapaciteti i pamjaftueshëm për shfrytëzimin e tyre, mirëpo u zbardhën edhe afera që tregonin se ka keqpërdorime, komentojnë njohësit e rregullativës evropiane për “Portalb”-in, i cili tashmë shkroi për këtë temë. Sipas tyre, njëra nga ato afera ishte edhe rasti “Aktori”. Fatmir Besimi nga pozita e zëvendëskryeministrit për integrime evropiane deklaroi se në qoftë se dëshmohet se ka pasur keqpërdorime – dikush do të mbajë përgjegjësi.

LEXO: ANALIZË: ”Bilbilfryrësit” e BE-së kanë pëshpëritur për keqpërdorime – a do të ketë hetim për fondet IPA?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button