Dënohet Suarez?

Mediat madrilene kanë bërë thirrje që sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez të dënohet me prova televizive për shqelmin që i dha mbrojtësit të Atletico Madridit, Juanfran. Luis Suarez ishte heroi i fitores së Barcelonës ndaj Atletico Madridit.

Sulmuesi uruguaian shënoi të dy golat në përmbysjen e rezultatit në fitore 2:1 në Camp Nou, në ndeshjen e tyre të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, ai po ashtu akuzohet se bëri një veprim për të cilin është dashur të ndëshkohej me karton të kuq, përcjell “Lajmi.net”.

Mediat madrilene kanë bërë thirrje që Suarez të dënohet me prova televizive për shqelmin që i dha mbrojtësit të Atletico Madridit, Juanfran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button