Puna e artistes shqiptare në mesin e 10 artistëve botëror

Gazeta britanike “The independent” ka publikuar më 2014-n dhjetë vepra arti nën simbolikën e kafkës njerëzore, të realizuara nga artistë të njohur nga e gjithë bota, në homazh të artistit britanik Damian Hirst. Në këtë renditje është selektuar edhe një punë e artistes shqiptare, Lumturie Blloshmi. Është vepra e njohur “Kafka e cigareve” e ekspozuar pranë disa klinikave në Tiranë, në vitin 2013, po në homazh të artistit britanik.

Gazeta britanike “The independent” ka publikuar dhjetë vepra arti nën simbolikën e kafkës njerëzore, të realizuar nga artistë të njohur nga e gjithë bota. Në këtë renditje është selektuar edhe një punë e artistes shqiptare, Lumturie Blloshmi. Vdekja, jeta kalimtare njerëzore si duket ka qenë baza e frymëzimit për dhjetë artistët e selektuar dhe që fillesat shkojnë shumë më herët, deri te “çmenduria” e britanikut Hirst, për të cilin realizohet kjo listë. Në këtë raport të jetës me vdekjen, artistja shqiptare ka realizuar veprën “Kafka e cigareve”, duke ngritur pyetjen e madhe, nëse ky produkt mbetet një e mirë!

164047094

Për secilin artist të selektuar paraqitet puna si edhe metafora, sensibiliteti që lidhet me kuptimin e kafkave njerëzore, duke ardhur në homazh të artistit britanik Damian Hirst, më 2015. Në fakt, kjo punë e realizuar nga Blloshmi, ekspozuar për herë të parë në vitin 2013 ka qenë një dedikim për këtë artist të njohur të artit bashkëkohor, ndërsa në 2014 është publikuar në gazetën britanike. Ky rast vjen nga kolegë të Blloshmit për të shuar zërat e plagjiaturës që qarkullojnë së fundmi. Ndërsa rasti për piktoren shqiptare lidhet jo vetëm me këtë kujtesë botërore, por edhe me ndjeshmërinë e “vrasjes” që shkakton cigarja në ditën e sotme, dhe konkretisht puna e saj është një rebelim ndaj ligjit të shpallur por që nuk gjen zbatim në vendet publike. Sensibiliteti mbi jetën, ka ngacmuar si duket artistët për të krijuar perceptime nga më të çuditshmet që lidhin njeriun mes shkakut dhe pasojës, atë të vdekjes, një homazh njerëzor se si mund të arrihet triumfi ndaj vdekjes. Në fakt, puna e Lume Blloshmit në 2013 ka qenë ekspozuar pranë disa klinikave, për të pasur arsye reflektimi për këdo që ndalet dhe e vështron, që kjo vepër e ekspozuar të shfaqet për të mos harruar. Një simbolikë që e ka tërhequr artisten shqiptare të ndalet në një frakturë ku pak vijnë kujdesjet njerëzore, ku edhe ligji injorohet. Vazhdon lista. “The independent”, e rendit të dytën, dhe përshkruan punën e artistes shqiptare: Nëse nuk është kokainë është cigare. Kjo kafkë njerëzore është bërë nga bishtat e cigareve dhe shfaqet si një paralajmërim në hyrje të një klinike shëndetësore në Tiranë, Shqipëri. Artistja shqiptare Lumturi Blloshmi ka krijuar veprën për të tërhequr vëmendjen në ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike, ligji është injoruar gjerësisht dhe bishtat e cigareve janë pjellë më e zakonshme në shumë rrugë të Shqipërisë.

Në krye të listës është artisti britanik, Damian Hirst me punën “Për dashurinë e Perëndisë”, vlerësuar një vepër goditëse, e prezantuar në qershor 2007, në galerinë White Cube ne Londër. Për dashurinë e Perëndisë është një kafkë që ka kushtuar 50 milionë paund, është kafka e shekullit të 18-të, e mbuluar tërësisht në 8.601 diamantë të hapur.

“Kafka” e Piotr Uklanski – ky instalim arti është ekspozuar në Lille në një shfaqje që paraqet një pjesë të koleksionit të artit bashkëkohor të biznesmenit francez Francois Pinault, në vitin 2007. Një pjesë e Uklanksit bashkon jetën me vdekjen me trupat lakuriq të lidhur së bashku për të formuar një kafkë, si një ikonë e vdekshmërisë njerëzore.

Kafka në enë prej argjile e Barbara Roling shfaq një skulpturë të ndezur në ngjyra, me bazë të zezë të kafkës mbështjellë me kurorë trendafilash të kuq, është ekspozuar në Galerinë Saatchi në Londër, në maj të vitit 2013, paraqitur në koleksionin ndërkombëtar të artit për objekte bashkëkohore sjell së bashku punët nga 32 galeri.

Një punë tjetër e Damien Hirst, renditet në këtë listë të kafkave njerëzore, quajtur “Koka halucinante”. Kjo kafkë suvenir e bërë nga artisti modern Hirst ishte në shitje për 36.800 paund në një dyqan dhuratash në galerinë Tate Modern në Londër, në prill 2012, Kafka plastike të limituara, një edicion krijuar nga kompanidia botuese Other Criteria.

Një million kocka, instalacion – Kafka e vendosur mbi një shkop formon një pjesë prekëse të instalimit “Një milion eshtra” – një million kocka vendosur si një varr simbolik për të rritur ndërgjegjësimin e genocidit dhe në masë mizoritë gjatë një ngjarjeje treditore në National Mall afër Capitol US në Washington në qershor.

“Kafka” e artistes Nathan Sawaya e realizuar tërësisht nga tulla lodra, si skulpturë është ekspozuar në ekspozitën “Arti i tullave”, e shfaqur për herë të parë në Discovery Times Square, New York, në qershor të vitit 2013. Mbi 100 vepra arti të krijuara nga tulla lodra ishin ekspozuar së bashku me punën e Sawaya-s.

“Kafkat” e Andres Basurto. Skulptori meksikan është shfaqur më këtë punë në Los Anxhelos, Kaliforni në janar 2014. Si duket në Meksikë ka një traditë të gjatë të kafkave artizanale, në shekuj. Puna tjetër, është e Herve Bohnert, quajtur “Et Finalement Je Me Suis Tu”. Me këtë titull i jep fuqi skulpturës, duke u përkthyer në kuptimin “dhe përfundimisht kam mbetur i qetë” . Artisti francez e ka ekspozuar atë në panairin e artit bashkëkohor evropian në Strasburg në nëntor 2012. Dhe Kafka e dhjetë në renditje selektohet puna e artistit Subodh Gupta’s, me kafkën gjigante me kupa inoksi. Kjo skulpturë është bërë nga enë kuzhine nga India, nga artisti indian Gupta, e pikturuar në Frieze në panairin e artit në Londër, në tetor 2008.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button