Pushteti i lakmon pensionistët me 50 milion denarë për transport

Për realizimin e projektit transport publik falas për vitin 2014 Qyteti i Shkupit ka ndarë 50 milion denarë.

‘Mjetet për këtë dedikim nga buxheti i Qytetit të Shkupit ia janë dhënë Ndërmarrjes Transportuese të Qytetit. Me transportin e kësaj kategorie zvogëlohen harxhimet ditore te pensionistëve’ njoftojnë nga sektori për marrdhënie me opinion i Qytetit të Shkupit.

Kostoja prej 50 milion denarësh do ti jepet NTQ-së nga moment kur këshilltarët e Qytetit të Shkupit do të miratojnë vendimin. Nga qyteti thonë se subvencionet e parapara do të ndihmojnë ndërmarrjen në mënyrë financiare për të mbuluar harxhimet.

Transporti falas është për pensionistët, gratë e moshës mbi 62 vjeçare dhe burrat e moshës 64 vjeçare. Ky projekt realizohet që nga viti 2010.
 
Qyteti i Shkupit gjithashtu ka siguruar transport publik falas për më se 2 mijë persona me invaliditet, ndërsa ka refuzuar kërkesen e studentëve për tu siguruar transport falas.

Lajme të ngjashme

Back to top button