Jankulloska nuk ndihet fajtore, anulohet marrja në pyetje sepse është sëmurë gjykatësi

Seanca e sotme në të cilën janë marrë në pyetje të akuzuarit e rastit “Fortesa”, në mesin e të cilëve është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska është anuluar pasi që gjykatësi në procedurë paraprake është sëmurë, njofton Portalb.

Pas rreth katër orëve marrje në pyetje, ish ministrja Jankulloska e ka lëshuar Gjykatën me avokatët e saj. Ajo tha se marrja në pyetje ka mbaruar, por nuk ka treguar se pse, duke thënë se për të njëjtën duhet të tregojë Gjykata.

Jankulloska si e dyshuar në rastin “Fortesa”, përpara gazetarëve, tha se nuk ndihet fajtore as për lëndën në fjalë as për lëndët tjera, sepse sipas saj, nuk është e habitshme që ajo të akuzohet për më shumë lëndë sepse siç shtonë ajo, qëllimi i Prokurorisë Speciale është që ta diskreditojë të njëjtën.

Përndryshe, Gjykata Penale në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1, sot do të duhej të sjellë vendim për masat që i ka kërkuar Prokuroria Speciale Publike (PSP) kundër katër personave, të dyshuar në rastin “Fortesa”, në mesin e të cilëve është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, njofton Portalb.

Në Gjykatë janë të thirrur edhe përfaqësuesit e PSP-së, që t’i arsyetojë kërkesat e kërkuara që të akuzuarve t’u shqiptohet masë kujdesi.

Për të dyshuarin e dytë, për të dyshuarin e katërt dhe për të dyshuarin e pestë në “Fortesa” është propozuar masë për ndalesë të lëshimit të vendit ku jetojnë, marrjen e dokumenteve të udhëtimit, të paraqiten në GJykatë çdo javë, por edhe t’u ndalohet kryerja e punëve të caktuara që kanë lidhje me kryerjen e veprës penale, sepse të njëjtët janë ende në marrëdhënie pune.

Për të dyshuarën e tretë, ish ministren MPB-së, Jankulloska, është kërkuar që t’i shqiptohet masë kujdesi, marrje të dokumenteve të udhëtimit, paraqitje në Gjykatë çdo javë dhe ndalesë për lëshimin e vendit ku jeton, transmeton Portalb.

Për kryeshefin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Fortesa”, Gjykata Themelore Shkupi 1, i ka shqiptuar masë paraburgimi në shtëpi, pasi që të premten e javës së kaluar Gjykata e ndryshoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake për masë paraburgimi, ashtu siç kërkoi edhe PSP.

Grujovskin dhe katër të dyshuarit e tjerë, Prokuroria Speicale i ngarkon se gjatë vitit të kaluar i kanë shkatërruar dhe asgjësuar dy sistemet në MPB me të cilat është bërë ndjekja e komunikimeve, që njëkohësisht i kanë bërë dëm shtetit rreth 10 milionë euro.

LEXO: Rasti “Fortesa”, Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

LEXO: Rasti “Fortesa”, ja si u shkatërruan pajisjet për përgjim (FOTO)

LEXO: Ja me nga sa vjet burg mund të dënohen Jankulloska dhe katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”

LEXO: Rasti “Fortesa”, Ristovska: Posedojmë numër të madh të fakteve materiale dhe verbale

LEXO: I arrestuari me urdhër të Janevës, Grujovski do të lëshohet në shtëpi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button