Obama lavdëron pengimin e ‘shmangies së taksave’

Presidenti amerikan, Barack Obama ka lavdëruar hapat e rinj federal, të dizajnuar për të penguar një praktikë financiare të njohur si ‘shmangie e taksave’, njofton REL.

Këto shmangie të tatimeve ndodhin kur një kompani e madhe amerikane e blen një kompani më të vogël dhe ndryshon adresën e saj në një vend tjetër. Obama i ka quajtur këto veprime “tinëzare” dhe thotë se kompanitë e bëjnë këtë gjë për ta zvogëluar barrën e pagesës së taksave amerikane.

Ai i dha sot këto komente, një ditë pasi Departamenti i Thesarit njoftoi për një varg hapash që do t’i ndërmarrë në drejtim të pengimit të kësaj dukurie.

Obama tha se hapësira të tilla e bëjnë më të vëshirë shpenzimin e parasë, në mënyrë që të mbahet ekonomia e fuqishme. Ai gjithashtu tha se kjo e rëndon klasën e mesme, sepse, sipas tij, të ardhurat e humbura duhet të ‘kompensohen diku”.

Ai i bëri thirrje Kongresit, të kontrolluar nga republikanët, që ta mbyllë një herë e përgjithëmonë këtë vakuum.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button