Ejupi i jep finalen e Kupës Sllaven Belupos (Video)

Muzafer Ejupi vazhdon të jetë hero i skuadrës kroate Sllaven Bellupo, duke i dhënë një shtytje klubit të tij për të arritur në finalen e Kupës së Kroacisë. Pasi në ndeshjen e parë Sllaven kishte pësuar disfatë me rezultat 2:1, kësaj radhe ata me rezultat të pastër 3:0 e mundën ekipin e Rjekës, që është një nga skuadrat më të mira në kampionat e Kroacisë.

Edhe kësaj radhe më i miri në lojën e skuadrës nga qyteti i Koprivnicës ishte shkupjani Muzafer Ejupi, i cili që ën minutën e 43-të paralajmëroi se do të jetë ai që do të hapë serinë e golave për ti dhënë finalen skuadrës së tij. Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, ku shënuan Ozobir dhe Pokrivac, ndërsa Ejupi u zëvendësua në minutën e 66-të, pikërisht nga autori i golit të dytë Pokrivac.

Në finalen e madhe që është dhe historike për klubin ku po luan Ejupi, pritet kundërshtari nga dueli Dinamo Zagreb – Hajduk, ku me shumë gjasa kampioni aktual Dinamo do të jetë në finale, pasi që në ndeshjen e parë e kishte fituar Hajdukun në Split me rezultat 2:0. Të përkujtojmë se Ejupi për kundërshtarë kishte bashkëkombasit Leonard Zhuta, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, ndërsa në lojë ishte edhe reprezentuesi i Maqedonisë Stefan Risovski. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button