RDK: Është koha që maqedonasit të votojnë presidentin shqiptar

Deputetja e RDK-së, Flamure Demiri-Kreci rithekson qëndrimin partiak se presidenti i ardhshëm duhet të jetë shqiptar.

Ajo thotë se ka ardhur koha kur edhe maqedonasit duhet të votojnë për një kandidat shqiptarë. Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) vlerëson se ka ardhur koha që presidenti i Maqedonisë të jetë shqiptar.

Deputetja e kësaj partie Flamure Demiri-Kreci rithekson qëndrimin partiak se presidenti i ardhshëm duhet të jetë shqiptar.

“RDK mbron tezën se ka ardhur koha që partitë politike shqiptare, të dalin me një kandidat konsensual shqiptar për president shteti. Madje kryetari i ardhshëm i shtetit, duhet të jetë shqiptar”, thotë ajo, duke shtuar se shqiptarët kanë edhe kuadro të cilët mund të jenë kandidat tepër serioz.

“Ky kandidat duhet të jetë njeri me kredibilitet të lartë moral, intelektual dhe të jetë person që do ketë vlerë integruese për të gjithë qytetarët e vendit. RDK është e bindur se populli shqiptar ka kandidatura serioze të cilat mund të jenë një përfaqësim i ri modern dhe shumë më produktiv dhe i ndryshëm nga kryetarët e deritashëm të vendit”, vlerëson deputetja Flamure Demiri-Kreci.

Ajo thotë se ka ardhur koha kur edhe maqedonasit duhet të votojnë për një kandidat shqiptarë.

“Nëse shqiptarët në këto 22 vite, kanë votuar hapur ose fshehur kandidatët maqedonas, ka ardhur koha që edhe maqedonasit dhe qytetarët tjerë t’i japin përfaqësimin një kandidati kredibël shqiptar për president të vendit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button