Aksidentohet Angela Merkel, asgjë serioze

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka pësuar një aksident ditën e sotme, në një autostradë afër Berlinit.

Nga informacionet që transmetojnë mediat e huaja,  mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Zëdhënësi i policisë, Ingo Heese tha se një person  ka goditur makinën ku ndodhej kancelaria Merkel, por nuk bëhet i ditur identiteti i personit që ka shkaktuar përplasjen. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por mësohet se Merkel nuk ka pësuar asnjë dëmtim, raporton “Associated Press”.

Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, tha se shoferi e kancelares nuk ishte fajtor për aksidentin. Pak orë pas aksidentit, Merkel, e cila do të bëjë betimin për një mandat të tretë të martën, u shfaq e qetë, në një aktivitet në Berlin.

Lajme të ngjashme

Back to top button