Operacionet kundër “strukturave paralele” në Turqi, arrestohen 68 persona

Në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste, Fetullahçı dhe strukturave paralele (FETÖ/PDY), në operacionet policore të organizuara në 22 qytete të ndryshme të Turqisë janë arrestuar 68 persona, nga 120 urdhër-arresti të nxjerra si rrjedhojë e 7 çështjeve të ndryshme të hapura në këtë kuadër, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burimet policore thuhet se në bazë të proceseve të hapura në 7 qytete të ndryshme për çështjen FETÖ/PDY hetimet janë thelluar në ekipet drejtueses të këtyre organizatave. Në këtë kuadër sot në orët e mëngjesit është organizuar një operacion në 22 qytete të ndryshme në të njëjtën kohë.

Operacionet për çështjen ekonomike të organizatës terroriste, FETÖ/PDY janë organizuar me qendër qytetet Ankara, Adıyaman, Samsun, Kilis, Antalya, Gümüşhane dhe Gaziantep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button