Qyteti i Shkupit ndan më shumë para për qentë se sa për Çairin dhe Sarajin

Qyteti i Shkupit për vitin 2014 për Komunën  e Çairit dhe atë të Sarajit do të ndaj vetëm 1 përqind nga Buxheti i sajë.

Bëhet fjalë për 19 mijë euro, ose për të krijuar një ide më të qartë, 5 herë më pak para, se sa Qyteti i Shkupit ndan për skopitje të qenve endacakë. 

Këtë krahasim e ka bërë këshilltari i PDSH-së në Qytetin e Shkupit, Idriz Orana. Sipas tij, ndarja e buxhetit të Shkupit është skandaloze dhe diskriminuese për shqiptarë, dhe ajo që është më tragjike, ndarja e fondeve ka marrë edhe aminin e këshilltarëve shqiptarë të BDI-së.

‘Në këtë buxhet, në investimet kapitale aspak nuk janë paraparë, as 1 për qind për investime për zonat ku janë apo të themi konkretisht dy komunat shqiptare siç janë komuna e Sarajit dhe ajo e Çairit. Ajo e cila është më poshtëruese dhe nënçmuese, për qenët endacak apo të themi për kastrimin dhe sterilizimin e tyre parashihen 5 milion denarë, kurse për shqiptarët 1 milion e 120 mijë denarë”’, tha Idriz Orana, këshilltar i PDSH-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Këshilltari i BDI-së në Qytetin e Shkupit Qemal Musliu  thotë se PDSH-ja nuk e ka idenë se si ndahet buxheti i Shkupit. Sipas tij gjysma e këtyre mjeteve ndahen për nevoja të përgjithshme, siç janë shkollat e mesme dhe ndërmarrjet publike që shfrytëzohen nga të gjithë qytetarët.

Musliu këmbëngulë të sqarojë se me buxhetin e vitit 2014, të Qytetit të Shkupit është parashikuar të realizohen edhe disa projekte kapitale dhe shumë të rëndësishme në Komunën e Çairit, Shuto Orizares dhe Sarajit.

Lajme të ngjashme

Back to top button