“Makpetrol” ngel pa licencë për magazinimin e naftës

“Makpetrol A.D”- Shkup nuk do të magazinoj më naftë të papërpunuar, derivate të naftës, bio- karburant dhe karburant për transport sepse kompanisë nuk i është vazhduar licenca për kryerjen e veprimtarisë energjetike nga KRE, njofton Portalb.

“Makpetrol A.D”- Shkup në kohë ka dorëzuar kërkesë për vazhdimin e licencës më 10 korrik 2015 dhe në këtë drejtim dorëzoi dokumentacion në bazë të cilës iu dha licencë në vitin 2005. KRE sipas UP1 nr.11-90/15 më 2 tetor 2015, në mënyrë joligjore përkohësisht vazhdoi licencën për gjashtë muaj dhe kërkoi të dorëzohet dokumentacioni plotësues që nuk është në pronësi të “Makpetrol A.D”-Shkup. “Makpetrol A.D” Shkup duke filluar nga 5 maj 2016 të ndërmerr hapa në lidhje me posedimin me rezervat për magazinim dhe njëherë nuk ndërmerr kurrfarë përgjegjësie për pasojat” thuhet në njoftimin e “Makeptrol A.D”-Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button