Ulet çmimi i EUROSUPER BC-98

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BC-98 sonte pas mesnate do të lirohen për gjysme denari për litër, ndërsa çmimet e tjera të derivateve të naftës mbeten të njëjta, vendosi Komisioni rregullator për Energjetikë.

Me këtë vendim ulen edhe çmimet rafinerike dhe çmimet me pakice të derivateve të naftës me rreth 0.35 ose 0.24 përqind.

Çmimi i ri i EUROSUPER BC-98 do të jetë 79.5 denarë për litër, EUROSUPER BC-95 edhe më tej do të shitet për 78 denarë, EURODIZEL për 70 denarë ndërsa ajo ekstra e lehtë për amvisëri 59 denarë për litër.

Lajme të ngjashme

Back to top button