Shkupi para komisionit disiplinor

Incidenetet e fundit që ndodhën pas përfundimit të ndeshjes të së dielës ndërmjet Shkupit dhe Vardarit (0:1), ndeshje kjo e luajtur në stadiumin në Çair, sot Komisioni për Gara do të mbajë takimin e saj të rregullt në të cilën mes tjerash do të shqyrtojë edhe për ndeshjen në fjalë. Kryetari i Komisionit për Gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Vasko Dojçinovski, në një deklaratë për gazetën “Koha”, ka sqaruar se kur pritet të merret vendim dhe masa disiplinore për FC Shkupin.

“Duhet të kalojë afati i rregullt prej 48 orëve pas ndeshjes që më pas të takohemi. Nuk është vetëm koha për takim dhe për grumbullimin e deklaratave nga personat zyrtare, por edhe afat i nevojshëm që ndonjë klub ose palë e tretë, të dërgojë ndonjë ankese pas zhvillimit të një ndeshje. Kjo donë të thotë se afati prej 38 orëve përfundon sot (e martë) dhe në ora 11 kemi mbledhjen e rregullt e Komisionit për Gara, ku mes tjerash do të vendosim edhe për ndeshjen në fjalë. Deri më tani kanë arritur deklarata nga personat zyrtar, pasi ne nuk jemi Komision Disiplinor, pas ne vendosim se a do ta dërgojmë në Komision Disiplinor dikën apo jo, ne nuk i caktojmë dënimet. Gjithsesi Shkupi do të dërgohet në Komision Disiplinor, ajo është e qartë për të gjithë ne, ndërsa se si do të jetë dhe cili vendim do të sillet, do të shohim një ditë më vonë (mërkurën), pasi gjithmonë Komisioni Disiplinor takohet një ditë pas nesh. Isha prezent në ndeshje dhe ne si Komision për Gara do ta shikojmë ndeshjen, do ti shohim ato vendime të dyshimta dhe ti kompletojmë deklaratat. Nuk dua të spekuloj, nuk është profesionale, pasi edhe pse kam qen në stadium, nuk kam mundur ti shoh të gjitha. Pasi ti ballafaqojmë faktet, atëherë do të sillet vendim”, deklaroi për kryetari i Komisionit për Gara pra FFM, Vasko Dojçinovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button