“Biber”, boton përmbledhjen me tregime të shkurta në temën e pajtimit

Ka dalë nga shtypi përmbledhja me tregime të shkurta në temën e pajtimit, të përzgjedhura nga konkursi „Biber“, i cili u organizua gjatë vitit që shkoi, njofton Portalb.

Përmbledhja përfshin 25 tregime të përzgjedhura, nga të cilat tri tregimet e autorëve/eve Vlladimir Tabasheviq, Nadia Geras dhe Sllagjana Ljubiçiq janë shpërblyer në konkurs. Tregimet e përmbledhura dhe të shpërblyera janë përzgjedhur nga juria e përbërë nga Doruntina Basha, Faruk Shehiq dhe Bojan Krivokapiq.

Duke marrë parasysh se konkursi „Biber“ ka qenë shumëgjuhësh, të gjitha tregimet në këtë përmbledhje janë të botuara në gjuhën boshnjake/kroate/malazeze/serbe/maqedone dhe shqipe.

Promovimet e kësaj përmbledhjeje tregimesh do të mbahen gjatë muajit maj në Sarajevë, Shkup e Beograd, dhe shpresojmë, më tutje, edhe në qytetet tjera në rajon.

Përmbledhjen mund ta shkarkoni në formatin pdf në këtë link: shkarko përmbledhjen.

Vitin e ardhshëm, më 2017, pritet konkursi i dytë i Biberit.

Këtu mund ta lexoni edhe komunikatën e jurisë : Komunikata e Jurisë së “Biber

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button