Përsëri e njejta procedurë

Ballafaqimi me realitetin besoj se është një arritje e madhe që njerëzit dhe në veçanti klasa politike në këtë vendi të ‘’ashtuquajtur Maqedoni’’, të arrijnë t’a kuptojën  dhe të besojnë sa më parë, dhe vetëm në këtë mënyrë do të jetë në favorë të zhvillimit dhe avansimit të të gjithë strukturave shtetëror.

Më kaq skandale dhe me kaq turbulenca të shumta, dhe sidomos që prej vitit të kaluar, nuk ka shpresë që këta indivdë që na udhëheqëin mund të ndryshojnë diçka, apo të sjellin ndonjë risi.

Kjo situatë është më të vërtet brengosëse, pasiqë të gjithë subjektet politike thonë se jemi me popullin, punojmë për popullin dhe kur hyjnë në pushtet, aty ndryshon gjithçka dhe vetëm atëher mund të arrijshë të kuptosh se çfarë synimesh dhe kapaciteti mbi të gjitha posedojnë.

Ta bësh politikë dhe të jeshë i kontrrolluar nga dikush, ka dallim të madh, dhe fatkeqësisht kjo situatë është duke ndodhur në vendin tonë.

Sot çdo subjek politik, tenton të përfitojë nga kjo krizë politike, dhe të jemi realist, pjesa më e madhe e këtyre personave vijnë nga ky subjekt në pushtet.

Mbase ndryshimet do të vijnë por më ketë ‘’elite’’ politike është tejmase e vështirë, pasiqë interesi personal akoma është prezent të çdo parti, dhe kjo është një pikë shumë e dobët, për vet faktin se pjesa më e madhe e atyre që formojnë parti, synim e kanë që të pasurohen dhe këtë edhe pse e kundërshtojnë të gjithë, atëher si është e mundur që me një rrogë, të arrijsh të bësh në një periudhë të shkurtët kohore, një kapital që nuk ka teori dhe logjikë për t’a kuptuar dhe besuar.

Mbase kushtet nuk janë pjekur akoma dhe është vëshitirë për të ndryshuar rrjedhat që janë duke ndodhur në Maqedoni, sepse jo për t’i kundërshuar por me njerëz që qëndrojnë vazhdimisht në zyrat e partisë, dhe pastaj ata bëhët ministra dhe funsksionarë të ndryshëm, atëhër çfarë mund të presim.

Kush do të na zgjidh krizën dhe problemet, sepse ne gjithnjë themi se ai është i keq, ndërsa unë jam i miri, dhe pastaj rezulton krejtësisht ndryshe.

Do të ishte mirë, që të paktën atë egon e tyre, t’a afatizojnë për një periudhë tjetër kohore, sepse ndryshe nuk ka mundësi të zgjidhen problemet krucial të këtij shtet dhe kësaj shoqërie.

Nuk mund të presim nga faktori ndërkombëtar që të na zgjidh problemet tona, ata mund të ndikojnë dhe ndihmojnë në të gjitha segmentet por nuk është e pëlqyer që në këtë mënyrë të zgjidhen këta çështe fundamentale që e karakerizojnë këtë territor..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button