Skandali i Panamasë, nisin hetime në mbarë botën

Autoritetet në të gjithë botën janë vënë nën trysni për të vepruar, pasi një numër i madh dokumentesh të publikuara nga mediat perëndimore, zbuluan se si të pasurit dhe të fuqishmit përdorin parajsat fiskale për të fshehur paratë e tyre, transmeton Top Channel.

Një numër hetimesh kanë nisur që prej zbulimeve të para në orët e vona të së dielës, mes të tjerëve, nga autoritetet austriake, holandeze dhe australiane.

Zyra e tatimeve në Australi deklaroi se do të verë në shënjestër mbi 800 klientë të pasur të kancelarisë në “Mossack Fonseca” në Panama për mundësinë e evazionit fiskal.

Edhe Britania e Madhe, Franca dhe Meksika u zotuan të hetojnë për raste të mundshme evazioni fiskal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button