Hin e dil Isuf Qamil

Musa kishte thanë: bashkim! Bashkim, bashkim, s’bahet ndrajshe! Musa ka thanë… Ene çaç!

U mlodhën prapë katunart n’shpajn e kulturës t’folin për bashkimin. Se ashtau ka thanë Musa. Ishte e ejte, ni ditë para t’premtes, për çata erdhën se me pasë kanë e premte nuk do vajshin ato t’partisë, do thojshin: sot kam t’fali xhumanë. E ejte pra, ni ditë pranvere me dell, e ngroftë. Sa kishte najs t’pjasje xhethi, ama thanat, kumllat, çarshajat ene kajsajat kishin çelë.

Ishin hunxhë katunart  ene prajtshin. Dokush e thaurte doni duhan kaçak, doni qetër pajnte cigare hazër, pi ma t’shtrejtave, si Cili i Bulit çi e çet me naze paqetin e cigareve ene çeshën pak si me zort çi t’i duken dhamtë e alltanit, dokush besa e limonte mjekrën e dokush i dredhte musteçet e mdhoja vesh e m’vesh. Prajtën katunart, prajtën bajgji si shaum ene u mërzitën tu prajt. Sa deshtën ta prajshin mledhajnë, çe parsajmi: i pari i partisë, pjaki i kataundit, deputeti i zonës ene do qerë, ket me kravata, po ene ket me mjekra. Veç hoxha nuk erdh. Ene Musa.

Kur hini parsajmi, katunart u traukën, bile-bile u shimën me xhithë cigaret se n’sallë hini hikmi. E hoxha ka thanë: allahi para, hikmi meniherë mas. Ket ato çi kenë ataj ni vesh e banë di, di sajë – katër.

Parsajmi u hunxhën n’rendin e parë t’karrikave, masanej ni partijash i ri hipi n’tribunën e bame me do drrasa t’zdrukthtarit t’kataundit.

“Vllazën e motra”, tha partijashi i ri, ani se ataj n’sallë nuk kishte asni grue, po bahet çi tha ashtau se d’e kese pa tu kapërcejë me naze kah xhamat e sallës Medihanë a Medijajën, nuk e di si e pat tamam emnin. I ri ene partijash, d’i jenë marrë ment mas asaj, se viranja Medijaja e heshme asht. Dorën n’zemër, nuk e ka pasë me hile gjali kur tha “Vllazën e motra”. Jo. Njerëz  imi. Ketve nefci na e errëson menden donihere. Masi tha “vllazën e motra”, partijashi i ri pajti:

“A e dini se na imi n’qeveri”?

Disa e dishin, disa s’e dishin xhit a qeveria. Disa thanë e dimë, e dimë, disa najtën traukët. Partijashi i ngrajti tu di durët kah katunart ene pa prajt përgjegje vazhdoj:

“Kimi kanë n’qeveri, po ma s’imi”!

Kur tha “s’imi”, salla u tollovajt. Najsën t’folin ket njani me qetrin. T’u ba ataj ni panagjir. Me t’drejt.  Si u ba kjo: “imi e s’imi”?

Masanej partijashi i ngrajti durt ene ni herë kah katunart ene tha:

“U lutna, u lutna, traukni pak. Ene katunart u traukën. I hapën sajë e vesh, bile ene  gjojnë e hapën çi t’njojnë xhi ke kjo “imi e s’imi”. Xhi do dale kjo punë tahi? Atëherë partijashi vazhdoj:

“S’imi, ama do jesëm. Se na nuk imi hin e dil Isuf Qamil”!

“Prajt, prajt”,  tha tu u ngrajt n’kamë ni katunar, nifarë Cenë Nërgjurra, burrë me musteçe ene me qistek sahati çi ka qejf ta dije sa miza ka n’livadh me ni m2, sa fajlle bari ene xhi bahet e xhi s’bahet ani-kini, ku len e ku perendon.  “Nuk mora vesht, vlla, xhi thae. Si mundet”, tha Cenë Nërgjurra,  “niherë me kanë masanej mos me kanë e n’fund do jesëm! Si mundka imi, s’imi ama do jesëm? Mo lujni hoka me ne! Kallxojni, vlla, shqip, xhit a puna”!

“Për përgjegje ja ap fjalën deputetit t’zonës”, tha partijashi ene zdripi pi tribune.

“Jo”, tha deputeti, “s’un dal une para krietarit t’degës. S’e lejon protokolli. Masi s’a ktau Musa, atëhere le ta marre krietari i degës.

Krietari i degës, e drejtoj pak kravatën, u dha me dorën e gjathtë fjokve çi  ju livarshin maj saj ene u gjerdis n’tribunë:

“Njojni vllazën”, tha, “kjo asht taktikë. Asht ni taktikë e jonë çi ta projmë Maqedoninë. Si e shajfni ene vet, opozita na e ka ba vendin si ni anije e pajme çi shkon tekha-tuqe si me kanë jerm. Na dumë ta shpotojmë Maqedoninë pi rrezikit t’mrendshëm ene t’jashtëm. Ta dini, ene le t’jese kjo midis nesh. S’ka nevojë ta përhapim. Kimi vendos t’i hekëm ni herë kto ministrat. Kshtau d’e tautim allajn. Kur ta marrën vesh se kimi dalë pi qeverie ene kur ta shofëm se e kimi mrraj qëllimin – hop – mas di-tre ditve – do vemë ministra qerë, t’ri fringo, çi ta marrën vesht poplli se imi me ide ene se i meritojmë votat çi duhet ju  t’na i ipni. Ta dini na u apëm përparsajë t’rive. Kjo asht puna.

“Po Musa”?

“Mos e bajni ju gajlen e Musës. Musa nuk a puna juj”!

Ket u traukën.

“A ka dokush doni pietje”?

Ni pjak, Dulla i Mitit u ngrajt n’kamë:

“Une prajta t’na kallxojsh si do bashkohna na ma mas nizet e pesë vjetve, taj na thaue, “imi, s’imi, ama do jesëm”. A do hini a do dilni, nuk a e pajtme se e dimë çi ju si kini hi niherë nuk dilni asniherë. Çi do jesëm na poplli, e di çi do jesëm! S’kimi kah ja mamë, s’kimi ku shkojmë pi kti vendi çi na e kanë lanë baballarët. Do jesëm ene pajkë. Kjo dihet, po na erdhëm ktau t’folim për bashkimin. Nuk erdhëm t’na kallxojni kush hin e kush del. Neve na thanë: do folet për bashkimin. Për bashkimin erdhëm. Kshtau paska thanë Musa: për bashkimin. A e ka pasë me nime Musa a jo, kot s’e di. Pajtnja Musën.

“Bashkimi asht punë çi pret”! tha krietari. Tahi t’i shofëm  punt si do dalëm pi qeverie e si do himë prapë.  Ashtau mendon ene Musa.

“Musa ka thanë, Musa mendon… Po ku a Musa? S’e pamë Musën”! tha Dulla pjak ene bërtajti: “Hajde vllazën se s’ka xha pi ksaj pune! Musa, Musa e Musa kurrkund. A s’e shajfni se ene Musës kto ja paskan thkejë shpajnën”?!

“Musa asht për vejti! S’e ka gajlen tande o Dullë, çi ke met me ni mushkë! Aj ja ep me Mercedes, hec e mrraje taj Dullë me mushkën tande topalle e koc e likurë! Atij a ja thkajnë a s’ja thkajnë shpajnën, punë e madhe! Aj hin e del si harabel”!… tha njani çi ishte ngat Dullës. Masanej u prajsh mledhaja. Njerzit pëshpërajtshin udhës nja me nja: psh, psh, psh ene hupshin nja ka nja n’terr kah shpajat e veta, ku i pret derti, e ku d’e presën ato shpresën a doni ofertë pi parsajmit…

“Ej”, tha ni hokatar, “po bani e i mur votat prap Musa”?! po fjalët ja mur terri ene i fugi n’fellsajnë e vet. Kur mrrajnë napër shpaja katunart televizori e dha se kto ma s’ishin, po e murën vesh se prap do ishin, se ishin hin e dil Isuf Qamil…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button