Shkup, punimet për “Bit Pazarin” assesi të fillojnë!

Tani më disa herë u promovua projekti për modernizimin e “Bit Pazarit”, mirëpo punimet assesi të fillojnë.

Herën e fundit u premtua se në muajin shkurt do të fillojë realizimi i projektit mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me punimet.

Përgjegjësi i sektorit për urbanizëm, Xhengis Hani thotë për Portalb se janë në pritje të dhënies së pëlqimit nga Qyteti i Shkupit që ma pas të kërkojnë leje për ndërtim dhe të fillojnë punët.

“Vonesa është bë se Qyteti i Shkupit ende nuk ka sjellë pëlqimin tek ne, por kemi informacion qe deri në fundjavë do ta kemi pëlqimin dhe me pas do të kërkojmë leje ndërtimi për të cilën procedurë nevojiten rreth 15 ditë dhe menjëherë pastaj do të fillojnë punimet”, tha për Portalb, Hani.

Ai shtoi se në fund të muajit prill apo në fillim të majit, veç se do të fillojnë urbanizimi i tregut.

Portalb realizoi edhe një anketë me shitësit në Pazar, të cilët ishin skeptik sa i përket këtij projekti.

“Nuk di çfarë të them, nuk e di e sata herë është që promovojnë të njëjtin projekt, më kam ndaluar se numëruari. Nuk ma merr menja që do të fillojnë punimet se shpejti, punët do të zvarriten se ende po punohet për projektin ‘Shkupi 2014’, ende nuk ka arrit që të fillojë ndonjë projekt nga ana ku banojnë në shumë shqiptarë”, tha T.M., shitës.

“Gënjeshtra parazgjedhore janë të gjitha. Na lodhën, po i njëjti premtim u bë edhe para dy viteve, e çka u bë, asgjë. Si nuk kanë turp të gënjejnë për të ruajtur kolltukun. S’ju ka ngel më fytyrë gënjeshtarëve”, tha R.T., shitës.

“Gjendja është kaotike, kështu është tani më një periudhë të gjatë dhe me të vërtetë ka nevojë për investime, por ja jemi në pritje. Na ka ngelë vetëm të shpresojmë që se shpejti do të rregullohen kushtet, se ne asgjë nuk kemi në dorë”, tha I.T.,shitës.

Kurse sipas planit, objekti i ri modern që parashihet të ndërtohet do të ketë një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë dhe do të kushtojë afër 10 milionë euro.

LEXO MË SHUMË:

Do të modernizohet Bit Pazari i Shkupit

Bit Pazari në gjendje të mjerueshme, projekti askund (FOTO)

Arkë e zbrazur për Bit Pazarin, projekti mbetet vetëm në letër?

Mexhiti prezantoi pamjen e re të Bit Pazarit (FOTO)

10 milion euro për modernizimin e Bit Pazarit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button