Gjermani: Ministri i Drejtësisë dëshiron të fusë pjesë të Sheriatit në Ligjin gjerman

Ministri i Drejtësisë në Gjermani Jochen Hartloff, sërish ka propozuar që disa pjesë të sistemit ligjor të merren nga Sistemi ligjor islam (Sheriati) dhe të futen në Sistemin ligjor Gjerman.

Por, propozimi i tij për të krijuar një sistem ligjor paralel (siç u perceptua nga opozita) ngjalli kritika të forta tek kundërshtarët, opozita i kërkoj edhe të japë dorëheqje, duke deklaruar se ligji flet me ne vetëm në mënyrën gjermane.

Megjithatë ai vazhdoi me propozimet e tij, i bindur në dobinë e implementimit të tyre, pas kritikave ai bëri propozimin e hapjes së Gjykatave Islame të cilat do të gjykonin disa çështje të caktuara.

Hartloff tha për tabloidin berlinez “BZ” se ai besonte fuqishëm se të paktën Gjykatat Sheriatike në formën e arbitrazhit janë të mundshme edhe në Gjermani dhe ato do të lehtësonin proceset gjyqësore.

Në këtë rast disa nga veprat që mund të gjykoheshin janë çështjet e pasurisë, divorcit dhe trashëgimisë. Veçanërisht është lehtë e mundshme kur të dy palët i pranojnë Gjykatat Sheriatike. Sheriati ka mundësi të pranohet në formën moderne deklaroi Hartloff.

Kjo nuk është hera e parë që ky ministër kërkon futje të ligjit mysliman në ligjet aktuale gjermane. Ai edhe vitin e kaluar ka dhënë propozime të tilla./ Express

Lajme të ngjashme

Back to top button