Simeone: Do t’ia shkaktojmë edhe një humbje Barcës

Trajneri argjentinas Diego Simeone, ka folur për ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Simeone beson te fitorja kundër katalunasve dhe nuk mendon se do të ndikojë ndeshja ndaj Realit të shtunën në lojën e tyre.

“Njihemi mes veti shumë mirë. Ata janë duke bërë ndeshje spektakolare, por ne do t’i qasemi ndeshjes me një siguri të madhe”.

“Disfata e El Clasico? Nuk mendoj se kjo do të ndikojë në ndeshjen tonë. Unë kam besim te djelmoshat e mijë, besojmë në fitore”, është shprehur Simeone. /Albeu.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button