“Dnevne Novine”: Për Maqedoninë dhe Malin e Zi, s’ka NATO as vitin e ardhshëm

Gazeta malazeze “Dnevne Novine”, shkruan se Mali Zi s’do të pranohet në NATO, as vitin e ardhshëm, kurse shkak për këtë është se Aleanca Veriatlantike planifikon që këtë shtet të vogël ta pranojë në pako me Maqedoninë. Duke u thirrur në burime të NATO-së, gazeta shkruan se, “NATO insiston për pranimin e përnjëherëshëm të Malit të Zi dhe Maqedonisë”.

Gazeta thekson se Mali Zi i ka plotësuar më shumë detyra, gjegjësisht tani ngelet të sigurojë edhe me tëpër mbështetje nga qytetarët. Mali Zi s’do të pranohet në NATO, derisa Maqedonia nuk e zgjidh kontestin e emrit me Greqinë.

Pikërisht për këtë, sipas gazetës në fjalë, Samiti i NATO-së vitin e ardhshëm nuk do të merrtet me zgjerimin e Aleancës. Samiti i ardhshëm i NATO-së do të mbahet më datën 4 dhe 5 shtator në Britaninë e Madhe.

Sipas hulumtimeve të fundit, qytetarët e Malit të Zi, janë kundër hyrjes së shtetit të tyre ne NATO.

Lajme të ngjashme

Back to top button