Azerbajxhan, një civil humb jetën për shkak të sulmeve të forcave armene

Në përleshjet në vijën frontale Azerbejxhan – Armeni, si rezultat i sulmeve të ushtrisë armene ndaj qendrave të banimit, një civil humbi jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të Agjencisë azere të lajmeve, APA, forcat armene ndërmorën një sulm ndaj një qendre banimi në vijën frontale me raketa dhe topa me rreze të gjatë.

Pas sulmeve nga forcat armene në fshatin Sherifli të qytetit Agdam, si rezultat i shpërthimit të predhave, humbi jetën personi i identifikuar me emrin Garash Dadashov.

Theksohet se si rezultat i zjarrit të hapur nga forcat armene në qendrat e banimit në rajonin Terter, krahas dëmeve të shumta materiale, u lënduan edhe dy persona.

Ndërkohë në një deklaratë nga Prokuroria e Përgjithshme e Azerbejxhanit, thuhet se në sulmet e dy ditëve të fundit të forcave armene humbën jetën dy civilë dhe janë lënduar dhjetë të tjerë prej të cilëve një është fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button