Në UT filloi “Java e Frankofonisë”

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Këndi Austriak, në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë, Ambasadën e Francës dhe Aleancën Franceze në Tetovë, në hapësirat e Këndit Austriak organizuan aktivitetin kulturor “Ditët e hapura të Frankofonisë”. Në këtë aktivitet, ku prezantohet kultura frankofone, morën pjesë Rektori i UT-së, Vullnet Ameti, ambasadorja e Republikës së Francës, znj. Lurence Auer, dhe ambasadorja e Republikës së Austrisë, znj. Renate Kobler.

Rektori i UT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti tha se, Universiteti ynë ka bashkëpunuar me ambasadat e huaja që nga themelimi e deri më sot

Ambasadorja e Republikës së Francës, Lurence Auer tha se UT-ja luan rol të rëndësishëm në shoqëri, duke shprehur falënderime edhe për respektin që tregon ndaj popullit Francez. “

Ndërsa, ambasadorja e Republikës së Austrisë, Renate Kobler tha se bashkëpunimi mes Ambasadës së Austrisë, Ambasadës së Francës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës po jep rezultate të frytshme.

,,Java e Frankofonisë” do të zgjasë një javë dhe ditëve në vazhdim do të shfaqen filma me përkthim në gjuhën shqipe, si dhe do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button