Ushtria e Azerbejxhanit shkatërron një shtab të forcave armene

Tensionet përgjatë kufirit në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë nuk pushojnë, ndërsa ushtria e Azerbejxhanit ka nisur një sulm dhe ka shkatërruar një shtab të forcave armene, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shtabi komandues i forcave armene në territorin e pushtuar është shkatërruar në sulmin e ushtrisë azerbajxhanase. Armiku pësoi humbje të rënda, duke përfshirë një numër të madh të gjeneralëve dhe oficerëve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbejxhanit.

Nga Ministria kanë bërë të ditur se do të publikojnë video- incizim e sulmit në qendrën e komandës së forcave armene.

Paralelisht me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Azerbejxhanit, Hikmet Haxhijev paralajmëroi se forcat e Azerbajxhanit do ti përgjigjen ashpër çdo provokimi dhe sulmi ndaj civilëve nga ana armene dhe porositi se për të gjitha pasojat do të jetë përgjegjës pala armene.

Duke përkujtuar se Azerbejxhani dje shpalli një armëpushim në zonën kufitare me qëllim uljen e tensioneve, Haxhijev tha se forcat armene kanë vazhduar sulmet ndaj caqeve civile dhe ushtarake.

Nga Ministria e Mbrojtjes të Azerbejxhanit më herët u njoftua se ushtria armene me topa, mortaja dhe artileri të tjera të rënda në fillim të fundjavës sulmoi pozitat e tyre dhe zonat e populluara, me çka ushtria e Azerbajxhanit u kundërpërgjigj.

Në përleshjet në rajonin kufitar mes Azerbejxhanit dhe Armenisë, Karabaku i Epërm, të shtunën u vranë 12 ushtarë Azerbejxhanit.

Azerbejxhani me ftesë të Grupit të Minskut të OSBE-së dje shpalli një armëpushim të njëanshëm me paralajmërimin se do të vazhdojë të kundërpërgjigjet ndaj të gjitha provokimeve dhe sulme nga pala armene.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button