Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e PSP-së për paraburgimin e Grujoskit

Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë Speciale, në të cilën PSP ka kërkuar që t’i caktohet masë paraburgimi, shefi në DSK, Goran Grujoski, transmeton Portalb.

Sipas vendimit, kryeshefi Grujoski duhet që ta lëshoje burgun e Shutkës dhe të shkoje në burgim shtëpiak.

Nga Prokuroria Speciale Publike thonë që ende nuk e kanë marrë vendimin nga Gjykata e Apelit, dhe pasi që t`i marrin dokumentet do ta paraqesin qëndrimin e tyre.

Përndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, më 1 prill 2016, vendosi që i dyshuari Goran Grujovski të lëshohet në shtëpi, gjegjësisht në arrestit shtëpiak, transmeton Portalb.

Goran Grujovski është i dyshuari kryesor i rastit “Fortesa” të PSP-së dhe akuzohet për asgjësimin e mjeteve për përgjim pranë DSK-së në vitin 2015.

Më herët, Gjykata e njëjtë  ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për bastisje në vendbanimin e shefit të Drejtorisë së Pestë, DSK-së, Goran Grujoski me arsyetimin se Prokuroria Speciale ka kompetenca të kufizuara, por edhe për atë se nuk ka saktësuar se çfarë po kërkon gjatë bastisjes.

Më 30 mars Gjykata Penale urdhëroi paraburgim 30 ditë për Goran Grujoskin si i dyshuari kryesor në rastin “Fortesa”. /Portab

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

LEXO: Rasti “Fortesa”, Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

LEXO: Rasti “Fortesa”, ja si u shkatërruan pajisjet për përgjim (FOTO)

EXO: Ja me nga sa vjet burg mund të dënohen Jankulloska dhe katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”

LEXO: Rasti “Fortesa”, Ristovska: Posedojmë numër të madh të fakteve materiale dhe verbale

LEXOL: Janeva: Po hetojmë përgjimet e paligjshme nga viti 2008 deri më 2015

LEXO: Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë reagon për titullin e gazetës “Vest”

LEXO: Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

LEXO:  PSP për rastin “Monstra”: Jemi duke i dëgjuar hetimet

LEXO: Ja si u torturua Lube Boshkovski gjatë arrestimit (VIDEO)

LEXO: Gazetat e “MPM-së” botuan tekste për PSP-në pa emra të autorëve (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button