Jakimovski: Nëse marrim pesë mandate do të jemi pjesë e qeverisë

Iniciativa qytetare e Maqedonisë, “Grom”, tani më një parti e re politike e sapoformuar, e udhëhequr nga Stefce Jakimovski, nuk do të lëshojë shansin që në zgjedhjet e ardhshme të bëhet pjesë e qeverisë.

Në një intervistë për “ Pres 24”, Stefçe Jakimovski, tha se marrja e pesë mandateve në Parlament i garanton partisë sukses në pozicionimin e saj në koalicionin qeveritarë.

“Nën pesë mandate është mos suksesi jonë, por gjithçka që mund të marrim mbi pesë është sukses, duke e pasur parasysh se që nga formimi jonë deri në shpalljen e zgjedhjeve ka vetëm katër muaji”, thotë Jakimovski.

Ai, thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin vetë, pa koalicion, duke u përfshirë edhe në zgjedhjet presidenciale për të cilët nga mesi i janarit do ta bëjnë të njohur kandidatin, por nuk do të jetë kryetari aktual i Komunës Karposh, Stefçe Jakimovski.

Në intervistën e tij, Stefçe Jakimovski, thotë se partia e tij do të shkojë në koalicion me atë parti e cila do të marrë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare. “Nëse LSDM-ja i humb zgjedhjet dhe merr më pak mandate deputetësh, atëherë nuk e di se pse kjo shoqëri hupësish do të ishte me interes për ne”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button