Maqedoni, benzinat shtrenjtohen, dizeli lirohet

­ Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denarë, ndërsa dizeli dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohen për një denarë, vendosi sot Komisionit Rregullativ për Energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS­95 do të jetë 61 den/lit, ndërsa EUROSUPER BS­98 do të shitet me çmim prej 63 den/lit.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullativ, çmimi i dizelit do të jetë 44 den/lit, ndërsa i ekstra vajit të lehtë për amvisëri 32,50 den/lit. Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit M­1 NS për 0,609 den/kg, ashtu që tani ai do të shitet me çmim prej 16,228 den/kg.

Komisioni Rregullativ sqaron se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e fundit katërmbëdhjetëditëshe shënojnë rritje te benzina në mesatare për rreth 4,51 për qind, ndërsa te dizeli zvogëlim mesatarisht për rreth 0,55 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button