Trazira në kufirin austriako-italian, plagosen 5 policë, arrestohen 50 protestues

Në trazirat mes policisë dhe demonstruesve në kufirin austriako-italian janë plagosur pesë policë ndërsa 50 protestues u arrestuan, raporton Anadolu Agency (AA).

Kufiri austriak- italian (2)

Sipas Assocciated Press (AP) rreth 1.500 persona janë tubuar në kalimin kufitar Brenner për të protestuar ndaj vendimit të qeverisë austriake për dërgimin e ushtarëve në kufi për të kontrolluar dyndjen e refugjatëve.

Demonstruesit hodhën gurë dhe shishe në drejtim të policisë, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Më herët, ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil pati deklaruar se Austria ka për qëllim të forcojë kontrollin e kufirit.

Kufiri austriak- italian (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button