Banka Botërore nuk do të financon projektin “Fusha e Lukovës”

Pas gjitha debateve dhe reagimeve, Banka Botërore është tërhequr nga financimi i projektit, “Fusha e Lukovës”, realizmi i të cilit parashihte devijimin e lumit Radikë. Këtë e deklaroi Iskra Stojkovska , përfaqësuese e Sektorit qytetar  “Front 2142” në një emision debatues  në “24 Vesti”. Ajo njoftoi se Banka Botërore nuk ka ndërmend të financojë projektin për shkak  të dëmtimit të mjedisit ekologjik.

Reagime ka pasur edhe në Shqipëri,  ku është diskutuar dhe në  Kuvend  çështja  e devijimit të lumit Radikë. 

Sipas gazetës “Shekulli”, këtë diskutim e ka hapur Përparim Spahiu, deputet i LSI, i cili  thotë:  “Në anën tjetër të kufirit, shqiptarët e Maqedonisë, i kanë dërguar qeverisë së Shkupit vendimin unanim të Këshillit Komunal të Dibrës, për anulimin e hidrocentralit të Fushës së Lukovës, në Shqipëri, ende nuk ka asnjë reagim.

“Ky hidrocentral, parashikon devijimin e rrjedhës së Radikës dhe kanalizimin e ujërave të tij, drejt lumit Vardar, e më tutje në Egje, duke anashkaluar detin Adriatik. Por nëse banorët e Dibrës, matanë kufirit, i tremben mungesës së ujit për vaditje, zhbalancimit të ujërave termale të banjave, deri edhe te frika e tërmeteve, Shqipëria duhet të trembet njëmijë herë më tepër, pasi vetëm nga uji i Drinit të Zi varet fati i 4 hidrocentraleve tanë”, Përparim Spahiu, deputet i LSI.

Lumi i Radikës, mbi të cilin është projektuar HEC “Ura e Boshkut”  dhe ai i “Fushës së Lukovës”, është një degëzim i lumit Drin i Zi, pellgut ujëmbajtës që fillon nga liqenet e Prespës e mbaron në Adriatik.

Lajme të ngjashme

Back to top button