Skandal financiar në ministrinë e informatikës, Kiracoski: Ivanovski lejoi keqpërdorim të 1 mln euro

Zëvendës ministri i shoqërisë informatike Aleksandar Kiracoski publikon skandalin e rradhës të VMRO-DPMNE-së.

Në shënjestër të akuzave të tij është ish ministri i shoqërisë informatike Ivo Ivanovski për keqpërdorim të tenderit në vlerë prej 1 milion euro, transmeton TVM2.

Sipas Kiracoskit, ish ministri Ivanovski ka lejuar që këto para të qytetarëve të përfundojnë në llogarinë e kompanisë të afërt me pushtetin Vista Grup për realizim të projektit për krijim të sistemit për këmbim të të dhënave midis institucioneve. Por sipas dokumenteve që posedon Kicarovski, kompania nuk ka realizuar projektin ashtu siç është marrë vesh me ministrinë.

“Ekzistojnë dokumente të përpiluara nga kjo ministri në të cilat konstatohet se Vista Grup ka marrë afër 1 milion euro dhe nuk ka përmbushur obligimet, që është kundërligjore. Për këtë projekt nuk ekziston as dokument për pranim dorëzim pasiqë askush nuk ka dëshiruar të marrë përgjegjësinë për këtë krim. Vista Grup nuk ka respektuar as afatin për realizimin e projektit ndërkaq as ministria nuk ka aktizvizuar garancën bankare që është në kundërshtim me marrëveshjen dhe në dëm të qytetarëve të Maqedonisë”, tha Aleksandar Kiracoski, zv/ministër i shoqërisë informatike.

Sikurse ish ministri por edhe institucionet dhe qeveria kanë qenë të vetëdisjshëm për skandalin. Sipas Kicarovskit në vend se të informojnë organet e përndjkejes, kanë fshehur me dokumente të fshehta, riorganizim në punë dhe investime shtesë për realzimin e projektit veçmë të paguar.

Për këtë ekzistojnë dokumente të përpiluara nga vetë ministria dhe qeveria thotë zëvendës ministry I shoqërisë informatike Kiracoski. Para një kohe Kiracoski akuzoi ish ministrin Ivanovski se jashtligjshëm ka dorëzuar projekt biznesi në vlerë prej 15 milion dollar kompanisë Cetekompjuters në pronë të Veselin Jevrosimoviq, pronar i TV Alfa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button