Hidhet shorit, ja super-përballjet e Chamipons League

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën 1/8 të Uefa Champions League. Ceremonia u drejtua nga Sekretari i përgjithshëm I UEFA-s Gianni Infantino, Drejtori i garave Giorgio Marchetti dhe Ambasadori i finales Luis Figo.

Ashtu siç pritej, kjo faze e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë do të dhurojë emocione dhe spektakël pa fund duke pare edhe përballjet që dhuruan goglat mesditën e sotme.

Spikasin përballjet Manchester City-Barcelona, Arsenal-Bayern Munchen, Milan-Atletico Madrid dhe Galatasaray-Chelsea. Me fat Manchester United i Adnan Januzaj që do të ketë përballë grekët e Olympiakos dhe për Real Madrid që do të ketë përballë gjermanët e Schalke 04.

Ndeshjet e para do të luhen më 18/19 shkurt dhe 25/26 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 11/12 mars dhe 18/19 mars.

Shorti për çerekfinalet do të hidhet më 21 mars, ai për gjysëmfinalet më 11 prill në po të njëjtën orë, ndërsa finalja e madhe luhet më 24 maj në Stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.

Po sot, në 13:00 në Nyon, do të hidhet edhe shorti i 1/16-ve të Europa League.

Ja përballjet që dhuroi shorti:

Manchester City – Barcelona
Olympiakos – Manchester United
Milan – Atletico Madrid
Bayer Leverkusen – PSG
Galatasaray – Chelsea
Schalke 04 – Real Madrid
Zenit – Borussia Dortmund
Arsenal – Bayern Munchen

Lajme të ngjashme

Back to top button