Azerbajxhani shpall armëpushim të njëanshëm në frontin ndërkufitar me Armeninë

Ministria e Mbrojtjes të Azerbajxhanit ka konfirmuar se pas thirrjeve të vazhdueshme nga institucionet ndërkombëtare, Azerbajxhani ka shpallur armëpushim të njëanshëm në vijën kufitare me Armeninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit theksohet se, përkundër vendimit të armëpushimit, është marrë vendimi për të forcuar vijën e mbrojtjes në zonat që janë çliruar nga pushtimi armen.

“Nëse forcat armene sërish sulmojnë territorin apo pozicionet tona, forcat tona të armatosura me të gjitha forcat dhe armët në dispozicion dhe pa ndonjë kufizim do t’iu përgjigjen sulmeve të armikut dhe do të rifillojmë operacionet me qëllim të çlirimit të territoreve të pushtuara dhe do të mbrojmë integritetin territorial të Azerbajxhanit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit.

Nga përleshjet në rajonin kufitar mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Nagorno-Karabakh, të cilat filluan mbrëmjen e të premtes mbetën të vrarë 12 ushtarë azerbajxhanas, kurse humbje janë regjistruar edhe në anën armene.

Forcat e Armatosura të Azerbjaxhanit të shtunën deklaruan se ushtria e Azerbajxhanit ka arritur të rimarrë kontrollin mbi disa pozicione strategjike të cilat më parë ishin të kontrolluara nga Armenia.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëri të ditur se ushtria armene me topa, minahedhës të kalibrit 82 dhe 120 milimetra, si dhe me artileri të tjera të rënda ka bombarduar pozicionet e tyre dhe zonat e populluara, ndaj të cilave ushtria azerbajxhanase ishte kundërpërgjigjur.

Nagorno-Karabakh është një rajon në Azerbajxhan, i cili më 6 janar të vitit 1992 ka shpallur pavarësinë. Shumica e popullsisë janë armenë të cilët mendojnë se rajoni duhet të jetë pjesë e Armenisë. Rajoni është nën kontrollin e ushtrisë armene dhe separatistëve të luftës armene-azerbajxhanase, e cila përfundoi në vitin 1994, në të cilin u vranë 30.000 njerëz. Vitet e negociatave kanë sjellë pak përparim në zgjidhjen e kontestit të ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik. Gjatë 20 viteve konfliktet janë gjithnjë e më të shpeshta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button